Një kinez, i cili ishte deklaruar më parë i vdekur nga doktorët, u kthye në shtëpi duke lënë familjarët e tij pa fjalë.
43-vjeçari i njohur me emrin Jiao, u rikthye pas dy muajsh në shtëpi, pasi familja kishte bërë ceremoninë mortore dhe dërguar trupin e tij në krematorium.
Xhaxhai i 43-vjeçarit deklaron për mediat se familjarët e tij janë tronditur nga kjo ngjarje dhe besojnë me të vërtetë se ai është ringjallur.
Por në fakt e vërteta është ndryshe. Siç transmeton A2CNN, mësohet se mjekët kanë deklaruar se e kanë ngatërruar z. Jiao me një pacient tjetër, që sipas tyre ishte shumë i ngjashëm.
Jiao kishte humbur kontaktet me familjen në fillim të marsit. Të shqetësuar ata raportuan në polici, e cila një muaj më vonë i lajmëroi se i afërmi i tyre po trajtohej në një spital në Wenzhou.
Ata mbërritën një ditë më vonë në spital ku mësuan nga doktorët se Jiao me shumë mundësi nuk do të mbijetonte për shkak të sëmundjeve ngjitëse të shkaktuara nga tuberkulozi.
Xhaxhai tregon se nuk mundi ta identifikonte nipin e tij, të cilit i kishin vënë maskë dhe një makinë oksigjeni. Pas disa ditësh ai u deklarua i vdekur dhe trupi u çua menjëherë në krematoriumin e Chongqing për shkak të masave strikte të koronavirusit.
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...