Mbajtja e një sediljeje bosh në avion përgjysmon rrezikun e infektimit të pasagjerëve.
Profesori dhe eksperti Arnold Barnett nga Massachusetts ka bërë një studim për të vlerësuar rrezikun e transmetimit të virusi në një Airbus 320 ose Boeing 737 – dy nga më të përdorurit.
Ai zbuloi se rreziku për tu infektuar nëse qëndron në sediljen nga dritarja, kur nuk ka sedilje bosh, është 1 në 7000. Por shanset bien në vetëm një në 14 mijë nëse sedilja ngjitur me pasagjerin lihet bosh.
Disa kompani ajrore e kanë miratuar këtë studim dhe po e vënë në zbatim, për udhëtarët nga vendet ku lejohen të udhëtojnë.
Megjithatë, eksperti thotë se është i vetëdijshëm që kompanitë ajrore do të kenë ulje të ndjeshme të të ardhurave.
Po shanse zero për tu infektuar ka?
Profesori thotë po: Nëse mes të gjitha vendeve pra sediljeve do të vendosej një shtresë e hollë pleksiglasi dhe pasagjeri bën gjithë rrugën nga terminali në avion me maskë, syze plastike dhe doreza, transmeton TiranaPost.
Barnett e pranon që studimi i tij nuk përfshin ajrin, por thotë se siguria është më e madhe nëse ajri filtrohet vazhdimisht dhe nuk është ajër i mbyllur si në shtëpi apo bar kafe.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...