Google ADS

Ministri Zemaj ende nuk ka marrë një raport lidhur me vdekjet e dyshimta në Infektive

13:17 | 7 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë thotë se ende nuk ka marrë një raport nga Prokuroria e Shtetit lidhur me vdekjet e dyshuara nga dështimi i oksigjenit në Klinikën Infektive.

Armend Zemaj deklaroi se kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund që të zbardhet e gjithë situata, raporton portali arbresh.info.

“Ende nuk kemi marrë raport nga Prokuroria në lidhje me hetimet e ditës së dielën, kërkoj që ta marr sa më parë raportin”, tha ai në një konferencën për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme