Google ADS

Inter përgatit ofertën e re për Martinez, ia dyfishon pagesën

12:54 | 7 Korrik 2020
Arbresh Info

Inter është duke përgatitur ofertën e re për sulmuesin Lautaro Martinez, me vlerë 5 milionë euro për sezon.

22-vjeçari është i lidhur me transferimin te klubi katalunas, por klauzola e lirimit i skadon sot (e martë), transmeton portali arbresh.info.

Sipas Gazzetta dello Sport, “Neurazurët” janë duke përgatitur kontratë të re për ta ‘blinduar’ argjentinasin në “San Siro”.

Thuhet se atij do i ofrohen pesë milionë euro për sezon, e cila do jetë dyfishi i pagesës momentale.

Kjo është vetëm gjysma e asaj që i ka ofruar Barcelona, por ky rinovim i kontratës mund të përfundohet në javët e ardhshme.

Kontrata momentale me klubin italian i skadon në qershorin e vitit 2023./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme