Google ADS

Mbi 4.000 teste për koronavirus në F1, asnjë pozitiv

12:35 | 7 Korrik 2020
Arbresh Info

Nuk ka pasur asnjë rast pozitiv nga më shumë se 4.000 teste të koronavirusit të kryera në personelin e Formula 1 gjatë shtatë ditëve të fundit, deklaroi F1

F1 do të mbajë garën e saj të parë të dielën në Austri, katër muaj pasi gara e hapjes në Australi u anulua dhe erdhi deri të shtyrja e sezonit.

Çdokush që hyn në arenën e pistës Red Bull në Spielberg duhej të ketë rezultuar negativ përpara se të udhëtojë dhe të gjithë, nga pilotët deri tek anëtarët e ekipit, stafi i pistës dhe mediat, po testohen çdo pesë ditë nga ekipet private mjekësore në vend.

“FIA (organi drejtues) dhe Formula 1 mund të konfirmojnë sot se mes të premtes, 26 qershor, dhe të enjtes, 2 korrik, 4.032 pilotë, ekipe dhe personeli u testuan për COVID-19. Nga këta, zero njerëz kanë rezultuar pozitivë”, tha F1 në një deklaratë.

“Asnjë detaj specifik për skuadrat ose individët nuk do të jepen nga FIA ose Formula 1, kurse rezultatet do të bëhen publike çdo shtatë ditë”, thuhet më tej.

Një garë tjetër do të zhvillohet në Austri fundjavën e ardhshme, kurse gara në vijim do të zhvillohet në Hungaroring të Hungarisë një javë më vonë.

Në Evropë zhvillohen tetë gara. Pas Hungarisë, ka gara të cilat do të zhvillohen njëra pas tjetrës, ajo e GP Britani, pastaj garat e vetme në Spanjë, Belgjikë dhe Itali.

Presidenti i FIA-së, Jean Todt, tha të shtunën se diskutimet janë duke vazhduar me pronarin e F1 dhe mbajtësin e të drejtave, Liberty Media, për pjesën tjetër të sezonit. F1 mbetet me shpresë për të mbajtur 15 deri 18 nga 22 garat, duke rimbajtur disa prej atyre që u shtynë, kurse sezoni pritet të përfundojë në dhjetor në Bahrein dhe Abu Dhabi.

“Më shumë detaje do të jepen së shpejti”, tha Todt./AA/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme