Al-Thani: Izraeli është përgjegjës për ndërprerjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme

12:11 | 7 Korrik 2020
Arbresh Info

Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani tha se shkaku i ndërprerjes së procesit të paqes në Lindjen e Mesme është se Izraeli shpërfill normat ndërkombëtare, transmeton arbresh.info.

Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani tha se shkaku i ndërprerjes së procesit të paqes në Lindjen e Mesme është se Izraeli shpërfill normat ndërkombëtare.

Al-Thani mori pjesë me anë të videokonferencës në Forumin e Bashkëpunimit të 9-të Kinë-Arab, që u zhvillua në nivel ministrash për të diskutuar krizat në Jemen dhe Siri.

Ai tha se shkaku i ndërprerjes së procesit të paqes në Lindjen e Mesme është fakti se Izraeli shpërfill normat dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Emiri i Katarit nënvizoi se çështja e Palestinës qëndron gjithmonë në krye të agjendës kineze dhe të botës arabe dhe theksoi se paqja është rruga e vetme për sigurimin e të ardhmes dhe stabilitetit të botës.

Al-Thani bëri të ditur se marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të dizajnohen përsëri në kuadër të parimit të bashkëpunimit, solidaritetit dhe bashkëjetesës së gjithë popujve dhe nënvizoi rëndësinë e zgjidhjes politike në krizën e Sirisë, Jemenit dhe Libisë.

Forumi në fjalë u themelua në vitin 2004 për të siguruar bashkëpunim në marrëdhëniet politike, ekonomike, kulturore dhe ndërkombëtare.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme