Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për dasmat në Maqedoni: Problemi kryesor qëndron te vallja

12:17 | 7 Korrik 2020
Arbresh.info

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse konsideron se është herët për organizimin e dasmave.

Në mbledhjen e sotme pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues të restoranteve që organizojnë dasma, dhe edhe pse kanë pasur protokolle të gatshme, komisioni vlerëson se ka rrezik nga përhapja e coronavirusit.

“Protokollet e tyre janë në rregull sa i përket mënyrës së uljes, hyrja në restorant, mënyrën e dezinfektimit, e gjithë kjo është në rregull. Por, dasma është dasmë, gjithmonë ka situata ku shumë lehtë mund të del situata jashtë kontrollit. Nuk mund të mbahet distanca sociale gjatë valles, për shembull. Numri i të infektuarve bie, dhe për këtë shkak do të presim me dhënien e rekomandimet për t’u mbajtur dasmat në Maqedoni”, shprehen nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për ‘Faktor’, përcjell telegrafi maqedoni.

Ndrysje, pronarët e restoranteve që organizojnë dasma, që nga java e kaluar kërkuan nga komisioni që t’i pranojë protokollet e tyre për punë. Ata shprehen se protokollet e tyre janë të sigurta në krahasim në dasmat që organizohen në oborre të pa u respektuar protokoll për mbrojtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme