Thiago Silva zbulon historinë qesharake: Ibrahimovic hodhi Gattuso-n në koshin e mbeturinave

11:56 | 7 Korrik 2020
Arbresh Info

Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva ka zbuluar historinë qesharake mes ish dy bashkëlojtarëve Zlatan Ibrahimovic dhe Gennaro Gattuso.

Tre lojtarët ishin pjesë e “Rosonerëve” dhe arritën ta fitojnë Seria A se bashku, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Silva ka zbuluar një histori qesharake, kur suedezi e kishte hedhur Gattuso-n në koshin e mbeturinave.

“Një ditë, Zlatan argumentojë me Gattuso-n në dhomën e zhveshjes së Milan-it. Situata shkojë shumë larg”.

“Ishte koshi i mbeturinave pranë dhe Zlatan e mori Gattuso-n te krahët dhe e gjuajti aty. Gennaro provojë të lëvizte, por nuk mundi të dilte. Ai ishte i zemëruar”, zbuloi Silva.

Ibrahimovic është rikthyer te Milan-i, kurse Gattuso është në stolin e Napoli-t për momentin./arbresh.info.

Të ngjashme