Rënia ekonomike e pandemisë me koronavirus është më keq sesa ishte parashikuar, ku zona ekonomike e euros pritet të tkurret për 8.7% më 2020.
Ekonomia e BE-së si tërësi parashikohet të tkurret me 8.3% më 2020 dhe të ketë rritje prej 6.1%, transmeton portali arbresh.info.
Komisioneri Evropian për Ekonomi, Paolo Gentiloni do të bëjë njoftimin edhe zyrtarisht në një konferencë për media.
Parashikimet e mëparshme në prill kishin sugjeruar një tkurrje prej 7,7%. Komisioni tha që përkundër një reagimi gjithëpërfshirës të politikës, heqja e masave të bllokimit ka ndodhur me një ritëm më të ngadaltë sesa ishte parashikuar.
“Ne vazhdojmë të lundrojmë në ujëra të stuhishme dhe të përballemi me shumë rreziqe, duke përfshirë një valë tjetër të madhe të infeksioneve”, tha nënkryetari i Komisionit Valdis Dombrovskis në një deklaratë.
Ai shtoi se “parashikimi është një ilustrim i fuqishëm se pse ne kemi nevojë për një marrëveshje në paketën tonë ambicioze të rimëkëmbjes”.
Udhëheqësit e BE janë vendosur të takohen javën e ardhshme për të hedhur një marrëveshje mbi paketën e shpëtimit koronavirus të Evropës./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...