Eurodeputeti bullgar dhe raportues në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk deklaroi se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore me Bullgarinë dhe me Greqinë janë pjesë përbërëse e kornizës negociuese të KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ai sqaron se në kornizën e BE-së për Maqedoninë e Veriut nuk ka tekst të veçantë ku insistohet në vazhdimin e punës së Komisionit të përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështjet e historisë, përcjell telegrafi maqedoni.
“Në tekst nuk shkohet me shumë detaje. Nuk është obligimi i KE-së që në mënyrë të detajuar të shkruajë, posaçërisht në një dokument të tillë, se si do të zgjidhen kontestet bilaterale mes dy palëve. Qëndrimi parimor është që të respektohet marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe në këtë kontekst duhet të vazhdojnë bisedat e nisura”, tha Kyuchyuk.
Sipas tij, sundimi i së drejtës duhet të jetë prioritet i procesin negociator.
“Të gjithë kapitujt do të mbyllen kur do të përmbushet kriteri kryesor, sundimi i së drejtës. Shtetet anëtare të BE-së duan garanci nga vendet që kanë bisedime për anëtarësim.
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...