Pas shkarkimit reagon Basri Sejdiu: Bordi është jo profesional, do të bëjë ankesë

11:17 | 7 Korrik 2020
Arbresh.info

Pas shkarkimit nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka reaguar Basri Sejdiu.

Ai në një konferencë për medie ka bërë të ditur se nuk pajtohet me vendimin dhe do të bëjë ankesë.

“Do të bëjë ankesë në inspektoratin e punës dhe gjyqësi”, ka thënë ai.

Sejdiu e ka quajtur joprofesional bordin, i cili e shkarkoi

“Etiketimi nga një bord edhe jo profesional nuk ka qenë i mirë sepse prej ardhjes së bordit qe 5 muaj nuk është diskutuar për mënyrën se si do të menaxhohet pandemia por nuk është marrë me gjëra koti si raporti i auditorit të brendshëm”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka shtuar se arsyetimet e shkarkimit nuk janë të bazuara.

“Arsyetimet që janë në vendim asnjë nuk janë të bazuara, asnjë nuk lidhet me menaxhimin tim, është raport i auditorit të brendshëm i aprovuar nga bordi i kaluar në vitin2018-2019, dhe të gjeturat nuk janë asesi të gjetura për shkarkimin tim”, ka thënë ai.

Sejdiu ka shtuar se gjatë votimit për shkarkimin e tij nuk kanë qenë prezent disa anëtarëve.

Ai ka thënë se do ta lironte pozitën e drejtorit nëse do t’i kërkohej.

“Nëse do të kërkohej nga unë që ta liroj këtë pozita do ta bëjë sepse edhe në fillim kam thënë se nuk e kam marrë këtë pozitë për privilegje apo benifite, përkundrazi pozitën me punë 24 orësh e kam marrë për dhënie të kontributit maksimal për qytetarët e Kosovës dhe këtë edhe e kam bërë”, ka thënë ai.Ndryshe të hënën Basri Sejdiu u shkarkua nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Bordi i kësaj të fundit ka njoftuar se shkarkimi ndër të tjera ka ardhur për shkak të e performancës jo të kënaqshme.

“Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mospërmbushjes së detyrave të punës. Në vend të dr Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr Valbon Krasniqi, mjek specialist i infektologjisë”, thuhet në njoftimin e Bordit drejtues të SHSKUK-së.

E në pozitën e Sejdiut, ushtrues detyre është emëruar Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme