Policia e Shqipërisë ka njoftuar se kosovarët janë të lirë të lëvizin në territorin e shtetit fqinj dhe anasjelltas pa ndonjë masë kufizuese.
Në njoftimi thuhet se edhe me Maqedoninë e Veriut kjo lëvizje është e lirë ndërsa me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm ata qytetarë që posedojnë një test negativ me afat kohor prej 48 orësh.
Sipas njoftimit, me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke.
Me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.
Tutje në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?