Borussia Dortmund ia cakton afatin Manchester United-it për blerjen e Sancho-s

10:32 | 7 Korrik 2020
Arbresh Info

Borussia Dortmund ka marrë tjetër vendim për të ardhmen e sulmuesit Jadon Sancho.

Anglezi që disa muaj është duke u kërkuar nga Manchester Unite, edhe pse ende s’kanë nisur negociatat, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Bild, Dortmund është lodhur duke pritur dhe ia ka vendosur afatin deri me 10 gusht për blerjen e Sancho-s.

“Djajtë e Kuq” kanë kohë edhe një muaj për të vendosur nëse do të paguajnë 100 milionë euro për shërbimet e ish yllit të City-t.

Thuhet se gjiganti anglez është i gatshëm të ofrojë vetëm 50 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme