Sot do të bëhet pagesa e mbi 1 milionë punëtorëve në Serbi.
Kjo pagesë do të përfshijë shumë prej 31 miliardë dinarë, shkuan tanjug, transmeton arbresh.info.
Shteti deri tani ka ndihmuar punëtorët dhe bizneset edhe dy herë të tjerë, e bashkë me të sotme vlera e ndihmës arrin në 94 miliardë dinarë, ose rreth 800 milionë euro.
Pagesa e parë filloj më 7 maj, e dyta më 4 qershor e të cilat janë pjesë e një pako ndihme shtetërore për të ndihmuar ekonominë në eliminimin e pasojave të epidemisë së virusit të ri të koronës.
Ndryshe shteti serbe ka ndarë nga 100 euro edhe për të gjithë qytetarët serbë mbi moshën madhore brenda dhe jashtë vendit.
Nga kjo kanë përfituar rreth 5.5 milionë persona, ndërsa aplikimi është bërë përmes portalit të Drejtorisë së Thesarit ose përmes telefonit.
Kjo ishte bëhet për të përballuar më lehtë situatën e krijuar si pasojë e virusit Covid 19.
Në mesin e qytetarët serbë që jetojnë jashtë vendit e që kishin drejtë të përdornin këtë shumë nga shteti ishin edhe deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës.
Por, ata e kanë falënderuar përmes një komunikate shtetin e Serbisë për ndihmat që ua ka bërë, derisa kanë njoftuar se kanë hequr dorë nga 100 euro sa iu kishin ofruar nga buxheti i Serbisë.
“Duke pasur parasysh alokimet e mëdha që shteti ynë i Serbisë investon në fushën e Kosovës dhe Metohisë, duke krijuar kushte për mbijetesën e qytetarëve, por edhe kthimin e personave të zhvendosur në këto zona, të dhjetë deputetët e Listës Serbe heqin dorë nga 100 euro nga buxheti i Republikës së Serbisë”, thuhej në njoftim për media./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...