Policia e Kosovës, gjatë raportit 24 orësh të saj, ka bërë të ditur se viktima femër kosovare ka raportuar se dy të dyshuarit bashkëshorti dhe vjehrri i saj në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.
Në raportin e PK-së, thuhet se me vendim të prokurorit bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, kurse babai i tij është liruar në procedurë të rregullt.
Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“Malishevë 06.07.2020 – 15:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (bashkëshorti dhe vjehrri i saj) në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, kurse babai i tij është liruar në procedurë të rregullt”./Arbresh.info
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person