Flasin qytetarët dhe bizneset për masat e reja anti-COVID-19 nga Qeveria

09:12 | 7 Korrik 2020
V. S.

Rritja e numrit të të infektuarve dhe shtimi i viktimave si pasojë e virusit COVID-19, bëri që udhëheqësit e institucioneve të vendit të marrin disa vendime të reja.

E, vendimin e mbylljes së kafiterive nga ora 21:00, po e mirëpresin qytetarët dhe bizneset.

Drinos Blakaj nga kafiterija ‘Guest‘ tha se, do ta respektojnë vendimin e Qeverisë pasi që primare është shëndeti i qytetarëve.

“Duke e pas parasysh situatën në vend si është, po edhe pse ne si gastronomi jemi më të dëmtuarit në këtë rast por për hir të shëndetit të qytetarëve ne duhet me respektuar këtë masa që janë vendosur nga Qeveria. Por varësisht prej vendimeve të Qeverisë nëse lejohet puna në ambiente të hapura ne do të vazhdojmë me punua dhe nëse duhet gjithqysh me mbyll atëherë do ta respektojmë këtë vendim.”, tha ai.

Por ndryshe mendon, Blakqori nga lokali ‘Half-Half Caffe’, vendimin e Qeverisë Hoti e vlerëson të gabuar.

Ai thotë se nga kjo gjendje po ka probleme që ti sigurojë pagat për punëtorët.

“Këtë vendim shumë keq e kemi prit, mjaft kemi qëndruar më herët 2 muaj e gjysmë, po me vjen shumë keq unë këtu i kam gjashtë studentë dhe po kom problem edhe rrogat me ju siguruar kam edhe shpenzime të tjera rryma uji. Sipas meje kemi ardhur në gjendje të mjerueshme.”, thotë ai.

Por, këtë vendim po e mirëpresin edhe qytetarët.

Kjo është video e plotë:

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/196371195109087/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme