Google ADS

Parregullsi në ndarjen e subvencioneve, Lutfi Haziri i’u dha më shumë se një subvencion disa fermerëve

09:10 | 7 Korrik 2020
Arbresh.info

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës ka gjetur se parregullsi në ndarjen e subvencioneve në komunën e Gjilanit.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri gjatë vitit që lamë pas u ka ndarë më shumë se një subvencion disa personave.

Në gjetjet e kësaj zyre thuhet se një numër i fermerëve ishin përfitues të dy e më shumë subvencioneve duke rënë në kundërshtim me rregulloren e Subvencioneve të Komunës së Gjilanit, shkruan arbresh.info.

“Rregullorja e Subvencioneve e Komunës së Gjilanit Neni 6.2 përcakton se personi fizik apo juridik vetëm një herë në vit mund të jetë përfitues i subvencioneve të ndara nga Komuna. Gjatë analizës së gjashtë subvencioneve të dhëna nga Komuna e Gjilanit, në tri prej tyre të dhëna për “Furnizim të bletarëve me shtëpiza tre-katëshe të tipit L&R’’, “Ngritjen e 15 hektarëve me kulturën e arrës” dhe për “Mekanizma Bujqësor”, kemi gjetur se një numër i fermerëve ishin përfitues të dy e më shumë subvencioneve”, thuhet në gjetjen e ZKA-së.

Ndërsa drejtori për Bujqërisë e ka arsyetuar këtë mosrespektim me vlerën e vogël të subvencioneve.

“Sipas Drejtorisë për Bujqësi, arsyeja pse personat e njëjtë kanë përfituar më shumë se një herë subvencione është sepse disa prej tyre janë të vogla për nga vlera, kështu që nuk është parë e arsyeshme të eliminohen përfituesit e njëjtë”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtin njoftim thuhet se dhënie e dy e më shumë subvencioneve te një përfitues shfaq  dyshime mbi korrektësinë e dhënieve të subvencioneve.

“Dhënia e shumëfishtë e subvencioneve për përfituesit e njëjtë duke i privuar të tjerët përfitues madje edhe nga përfitimi i njëhershëm, përveç që shfaq dyshime mbi korrektësinë e dhënieve të subvencioneve, gjithashtu ndikon në dëmtimin imazhit të Komunës dhe dekurajon fermerët për të aplikuar për subvencione në të ardhmen”, thuhet më tej në raportin e ZAK-së.

Gjithashtu i është kërkuar kryetarit, Lutfi Haziri që  të respektohet Rregullorja e komunës , ku një fermer nuk mund të jetë përfitues më shumë se një herë brenda vitit. Përndryshe të shqyrtohet mundësia e ndryshim-plotësimit të rregullores për dhënie të subvencioneve./arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme