Kryeministri Kosovës të disiplinoj bashkëbiseduesit nga Serbia

08:36 | 7 Korrik 2020
Arbresh.info

 Shkruan: Hisen Berisha

Vetëm një Qeveri e unitetit, mund ta nxjerri Kosovën nga kriza politike dhe institucionale në të cilën është katandisur.

Që të kemi sukses ta thyejmë ketë sulm të Serbisë dhe Rusisë, ne duhet që fillimisht të diskutojmë dhe të krijojmë Qeverinë e Unitetit Kombëtarë me këto detyra:

  1. Tejkalimin e situatës së krijuar nga GJ.S dhe menaxhimin e pandemisë;
  2. Krijimin e kushteve nëse konfirmohet aktakuza, të zgjedhet presidenti dhe të krijohet Ekipi i Unitetit për vazhdimin e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
  3. Reforma zgjedhore apo krijimin e ligjit të ri zgjedhor, një ligj i cili shoqërinë kosovare do ta kthej në trupë zgjedhore demokratike.

Ekipi i Unitetit, duhet që platformën për bisedime ta ndërtoj mbi tre shtylla themelore si:

– Njohja e Kosovës shtet i pavarur nga SHBA në kufijtë ekzistues;

– Gjykimi dhe Vendimi Tribunalit të Hagës për drejtësi, mbi të drejtën për shpalljen e pavarësisë;

– Përmbajtja germës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës në çfarëdo vendimmarrje;

Kryeministri Kosovës të disiplinoj bashkëbiseduesit nga Serbia!

Presidenti serb ka deklaruar pas ndaljes të mbahet takimi i Washingtonit, se “nuk do të bisedoj me përfaqësuesit shqiptarë lidhur me Kosovën por me një përfaqësim ndërkombëtar në Paris apo edhe Bruksel”.

Vlerësoj se duhet që Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hoti, ta DICIPLINOJ, ish-ministrin e Millosheviçit dhe shegertin e kriminelit çetnik Sheshelj.

Ky disiplinim do të arrihet nëse Kryeministri Hoti, e refuzon vazhdimin e bisedimeve me neoçetnikun Vuçiç dhe bisedimet më tej deri sa të tejkalohet kriza e shkaktuar me aktakuzat, të vazhdohen në nivel kryeministrash me ekipet e tyre. Në këtë rast nga Serbia të pranohet bisedimi me Kryeministren Bernabiç.

Garantë e suksesit është po ashtu gjithë përfshirja në Ekipin e Unitetit, e tërë spektrit politik kosovar pa përjashtuar komunitetet jo shumicë ku aludoj edhe në serbet që e pranojnë Republikën e Kosovës si shtetin e tyre.

Pa një gjithë përfshirje të tillë, me një platformë bisedimesh të ndërtuar mbi shtyllat e theksuara më sipër dhe miratuar nga të gjithë, rezultatet e bisedimeve do të jenë të destinuara në dështimin procedural parlamentar.

Opozita me mos përfshirje do ta bëj të pamundur miratimin e tyre në Parlament.

Veprim i mençur i qeverisë Hoti pas publikimit të aktakuzës

Pas publikimit të aktakuzës nga Tribunali special i Kosovës, në pikëpamjet e mija dhe asaj se si po rrjedhin ngjarjet duke e nisur nga ajo që e konsideroj si pikënisje që është momenti kur u bë publike AKTAKUZA dhe mënyra se si u bë publike, vlerësoj se tribunali special, ka goditur shtetin e Kosovës dhe se neper filtrin e këtij tribunali do kalojnë anëtaret dhe strukturat partiake te të gjitha partive politike shqiptare, qoftë si te akuzuar qoftë si dëshmitarë qofte si të dyshuar. Kjo ka me e sjellë një situate të nder politike për shtetin tonë.

Kjo situate do duhej që faktorin politik kosovar ta detyron të akordohet që të përballoj këtë situate ashtu siç e kaluam ofensivën millosheviçjane si një tersi dhe unik.

Që të kemi sukses ta thyejmë ketë sulm të Serbisë dhe Rusisë, ne duhet që fillimisht të diskutojmë dhe të krijojmë një Qeveri të Unitetit Kombëtarë.

Kohezioni Politik/Tryeza e partive politike kosovare

Nga situata aktuale me konflikte politike midis partive shqiptare ku LVV ka hasmërinë me ish partnerin për shkak të konfliktit qeverisës, ndërsa me PDK në një konflikt i “vijave të kuqe”, ne mund të shkojmë në dezorganizim shtetërorë ose në atë që disa muaj më herët gjatë fushatës e kam quajtur “Qeqenizim” i Kosovës.

Pra, Kryeministri Hoti duhet që ta organizoj Tryezën e Partive politike e cila duhet të shndërrohet në një instrument tjetër të politikes që duhet t’iu paraprijë vendimeve të deputetëve në kuvendin e Republikës.

Aktualiteti është shembur nga aktakuza. Tani ka një aktualitet të ri.

Kjo qeveri nuk arriti të miratoj pakot për ndihma ekonomike dhe rimekembje, as ligjin për mbështetjen e të gjitha kategorive të punëtorëve që pësuan nga pandemia, as ligjin për pagat që do duhej të ishte parim i bashkëqeverisjes nga AAK, ndaj s’mund të pritet të kalon tjetër ligj apo marrëveshje me peshë siç ajo që pritet me Serbinë.

Struktura kadrovike me personalitete që vijnë ndesh me lustracionin dhe dekriminalizimin institucional ligjor në kabinetin qeverisës, e bëjnë jo kredibile në çfarëdo vendimmarrje parlamentare.

Ndaj s’ka marrëveshje as bisedime pa Qeveri të Unitetit si rezultat as bisedime rezultative pa një Ekip të Unitetit që do përfshihej në bisedime.

Pra mund të konstatohet se kjo qeveri nuk ka fuqi politike edhe pse ka legjitimitet por jo fuqi vendimmarrëse.

Tjetër, situata e Covid19 ku tashme janë prekur kuvendaret, e që e bënë punë e kuvendit të Republikës të pamundshme për tu mbajtë seanca të rregullta apo seanca tjera.

Nuk pres që kuvendi shpejt të mblidhet në asnjë seancë.

Ndoshta puna në Grupe parlamentare duhet pare si një mundësi për shtyrjen e çështjeve përpara.

Rruga përpara për qeverinë Hoti deri në rikomponimin e saj pas aktakuzave nga TSK

Nëse konfirmohet aktakuza dhe do të ketë arrestime për llogari të gjykatës, ngase e dimë të gjithë se askush nuk ka imunitet për TSK, LDK si partia qeverisëse duhet të koordinohet ngushtë me të gjitha partitë politike në Kosovë dhe të bashkërendoj qëndrimet ndërpartiake parlamentare për ta zgjedh së pari presidentin e Republikës së Kosovës dhe brenda programit qeverisës të krijohet një Dikaster i veçantë i cili do e mbikëqyrë dhe të koordinohet me Tribunalin Speciale të Kosovës ose duhet ngritur një dhomë brenda Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila do kujdeset për personalitete kosovare të cilat kanë me kalua nëpër këtë gjykatë.

Bisedimet duhet të pauzohen deri sa gjykata të nxjerr vendimin përfundimtarë për të akuzuarit, sepse në këtë gjykatë po kalon UÇK por edhe Republika e Kosovës si shtet.

Unë nuk besoj se pa u konsolidua PDK, ka mundësi që parlamenti i Republikës së Kosovës me kredibilitet të kaloj ndonjë marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi.

Pra në interpretimin e anës tjetër të medaljes politike gjegjësisht të kësaj aktakuze janë goditur bisedimet Serbi-Kosovë dhe kjo nuk favorizon as Kosovën as Amerikën.

Thënë prerë në pikëpamjen time qeveria aktuale duhet të kaloj në qeveri të dialogut të brendshëm politik, duke harmonizuar të gjitha hapat me faktorin politik shqiptarë para së gjithash.

Koha do të tregoj nevojën për regjenerimin e disa partive politike shqiptare në Kosovë ngase aktakuza e Dick Martit do të përfshijnë edhe figura tjera edhe me siguri këto figura nuk do të jenë vetëm drejtues të PDK.

Kështu që në Kosovë qeveria do të kaloj thjeshtë në administratore të krizës tashme jo vetëm nga pandemia Covid19, por edhe krizës së shkaktuar nga aktakuzat e speciales.

Për mua, Ne po hyjmë në një situatë të frikshme pa dashur të ndjellë kumt mbi Kosovën por po dua si intelektual të kërkoj ngritjen e përgjegjësisë politike të secilit shtetas të Kosovës i cili ka mundësinë të i drejtohet opinionit qoftë atij të brendshëm apo të jashtëm, ngase shteti i Kosovës nuk guxon të destabilizohet nga ky sulm kaq i hapur ndaj saj.

Ngritja e aktakuzës ndaj presidentit të Republikës dhe kryetarit të partisë më të madhe opozitare edhe ku i dihet se kujt tjetër në të ardhmen, përbën sulm të hapur ndaj institucionit të quajtur dhe tashme të njohur ndërkombëtarisht Shteti i Kosovës.

_________________________________________________________________________________________________________

Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme