Nëse ndonjëherë keni shkruar paragrafë të gjata në telefonin tuaj apo në tablet, duke përdorur tastierën në ekran, e dini që nuk është përvojë aq e mirë.
Përdorimi i tastierës fizike është më i lehtë ndoshta pse dëgjojmë dhe prekim fizikisht secilën shkronjë. Por Apple mendon që mund t’ua ndryshojë mendjen.
Sipas një patenti të zbuluar nga AppleInsifer, Apple është duke e provuar idenë e tastierës së bërë nga xhami. Duke përdorur xham, tastiera do të zgjasë më gjatë ngase shkronjat nuk do të shlyhen, por gjithashtu do të mund të përdoret në pajisje më të vogla si tabletët apo laptopët, transmeton Koha, shkruan Ubergizmo.
Me përdorimin e xhamit, Apple thotë se do të mund të ketë ndriçim më të mirë ku do të ndizet e tërë shkronja të cilën e shtypni.
Nuk është e sigurt nëse patenta i Apple do të thotë vetëm shkronjat do të jenë nga xhami, apo e tërë tastiera, sidoqoftë, pritet të shohim ngase ende është vetëm një patentë.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...