Epidemiologët në Shtip tashmë nuk e dinë se nga cilët grupe vinë rastet e reja me coronavirus.
Drejtoresha e Qendrës për Shëndet Publike – Shtip, Marija Dimitrova thotë se rastet e reja janë raste me kontakte të të infektuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tashmë nuk ka grupe dhe rregulla të përhapjes së coronavirusit, të infektuarit janë kontakte dhe janë nga gjithkund. Ato para disa kohe ishin nga disa grupe të fabrikave, tani virusi po shpërndahen nëpër kontaktet e tyre”, tha Dimitrova.
Në Shtip, krahas rasteve që dalin nga fabrikat dhe kontaktet e tyre, këto dita ka raste me coronavirus edhe në institucionet shtetërore dhe komunale.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...