Google ADS

Macron zëvendëson ministrin e Brendshëm Castaner

20:50 | 6 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, u zëvendësua sot, gjatë një riorganizimi qeveritar, me ish-ministrin e Buxhetit, Gerard Darmanin, duke zënë vendin e këtij të fundit.

Castaner është kritikuar nga krahu i majtë për policinë të ashpër të protestave, por, gjithashtu, ka zemëruar edhe sindikatat e policisë duke njoftuar reforma të kufizuara për të trajtuar akuzat për racizëm dhe brutalitet.

Ndërkohë, presidenti Emmanuel Macron ka emëruar një nga avokatët më të njohur të mbrojtjes në vend, Eric Dupond-Moretti, si Ministër të Drejtësisë, në qeverinë e kryesuar nga kryeministri Jean Castex, i emëruar të premten./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme