Në Komunën e Gjakovës janë 33 raste aktive me koronavirus.
Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda”, ka bërë të ditur se 15 pacientë të prekur me koronavirus janë duke u trajtuar në këtë spital, ku 4 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi kohë pas kohe.
Sipas njoftimit, 5 pacientë janë në pritje të rezultatit.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Gjakovë është 73, ku 38 prej tyre janë shëruar kurse fatkeqësisht dy persona kanë humbur betejën me COVID-19.
Sipas këtyre të dhënave del se në Gjakovë janë 33 raste aktive me koronavirus.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë po trajtohen 15 pacientë me Covid-19,
Sipas raportit 24 orësh nga Reparti Infektives janë të hospitalizuar 20 pacientë,
Janë 15 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv,
Ne pritje të rezultatit 5 pacientë,
Janë duke u trajtuar 4 raste me oksigjen kohe pas kohe.
Në Komunën tonë kemi gjithsej 73 raste Covid-19, të shëruar 38 raste, aktive janë 33 raste, të vdekur 2 pacientë (referuar: Yll M.Ferizi )
BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Vazhdoni të mbani distancën fizike !
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...