Portieri australian braktis futbollin për artet marciale

17:53 | 6 Korrik 2020
Arbresh.info

Portieri i Adelaide United, Isaac Richards, ka vendosur ta braktisë futbollin e luajtur. Arsyeja? Artet Marciale.

21-vjeçari tashmë ka vendosur të fokusohet në një tjetër disiplinë dhe në ditën e sotme e ka bërë zyrtare largimin e tij nga klubi australian, duke konfirmuar kështu dëshirën e tij të madhe për t’u perfshirë në MMA.

”Për mua artet e miksuara marciale (MMA) kanë qenë ajo çfarë unë kam dëshiruar të bëj gjithmonë. Ato më ndihmojnë shumë të kontrolloj dhe kuptoj emocionet e mia. Jam shumë i lumtur që do të dal nga zona ime e sigurisë”, deklaron Richards, i cili ishte portieri i dytë pas Paul Izzos.

Gjithashtu ka pasur dhe një reagim nga drejtori sportiv i Adelaides, Bruce Djite. “Nuk të ndodh çdo ditë që të vjen një lojtar në zyrë dhe të thotë që dëshiron të jetë një luftëtar në MMA. Isaac ishte shumë mirë si portier, por ne kurrsesi nuk do t’i pengojmë lojtarët të ndjekin ëndrrat dhe pasionet e tyre”, mbyll drejtori sportiv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme