Google ADS

Izraeli mbyll klubet dhe lokalet në parandalimin e Covid-19

17:08 | 6 Korrik 2020
Arbresh.info

Izraeli ka rivendosur disa masa të kufizimit kundër përhapjes së koronavirusit në vend.

Qeveria ka mbyllur të gjitha klubet e natës, baret dhe ka anuluar ngjarje ku ka tubime te njerëzve.

Arbresh.info raporton se në ligjin për mbylljen e lokaleve përfshihen edhe palestrat dhe pishinat publike së bashku me shtëpitë kulturore. Shtëpitë fetare do të lejojnë vetëm nga 19 persona brenda dhe restorantet do të lejojnë 20 persona ne ambiente të mbyllura kurse në ambiente të hapura vetëm 30 persona.

Të enjten, Izraeli ka shënuar më shumë se 1,000 raste të reja me koronavirus brenda një ditë. Brenda një jave ka regjistruar raste me një mesatare prej 800 rasteve në ditë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme