Google ADS

Talenti i Liverpool nënshkruan kontratën e parë profesionale me klubin

16:52 | 6 Korrik 2020
Arbresh.info

Mesfushori anglez Harvey Elliott ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Liverpoolin.

17-vjeçari u gëzua shumë, duke thënë për faqen zyrtare të Reds, transmeton lajmi.net: “Mendoj që nga dita e parë që jam këtu, ka qenë një udhëtim i papërshkrueshëm deri më tani”.

“Unë mendoj se tani për ta përmbyllur atë me kontratën time të parë profesionale është një ëndërr e realizuar për mua dhe familjen time. Jam i entuziazmuar kur shoh se çfarë mban e ardhmja dhe thjesht jam i ngazëllyer për t’i dhënë gjithçka klubit dhe tifozëve”.

Elliott u bashkua me Liverpool nga Fulham verën e kaluar, dhe ka luajtur në tetë ndeshje në të gjitha garat për këtë klub.

Ndeshja e tij e fundit ishte ndaj Crystal Palace në ‘Selhurst Park’ në 24 qershor, duke u futur si zëvendësues.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme