Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë për medie ka kërkuar që të votohet ligji anti-covid 19.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se qeveria Hoti po bënë gabimet e qeverisë Kurti, shkruan arbresh.info.
“Situata me Covid 19 në Kosovë është shumë e rëndë, vetëm përgjatë 48 orëve të fundit janë regjistruar 330 raste pozitive dhe 17 raste te vdekjes me Covid 19. Ne emër të PDK-së dhe timin u shpreh ngushëllime familjarëve të personave që ndërruan jetë. Nuk duhet të humbasim më shumë kohë për të miratuar ligjin anti-covid 19 i cili do të duhet të fokusohet në tri masa, të rregulloj vendosjen e masave për çdo sektor dhe penalizmin për çdo mosrespektim, gabimet e ish-qeverisë Kurti po vazhdojnë edhe nga qeveria e re Hoti”, ka thënë ai.
Haxhiu ka shtuar se qytetarët nuk po informohen për informacione të rëndësishme rreth Covid 19.
“Dhe me mungesën e madhe të transparencës dhe informatave për qytetarët, edhe në qeverinë Kurti ashtu edhe Vitia krejt çka mësojnë qytetarët në fund të ditës janë numri i vdekjeve të të infektuarve, të shëruarve dhe të vdekurve por jo edhe informata mbi natyrën e sëmundjes, rrethanat e infektimit dhe vatrat e infektimit”, ka thënë ai.
Sipas tij ‘është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës të miratoj këtë ligj.
Ai gjithashtu ka kërkuar rritje të pagave për personelin shëndetësor.
“Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës ne vendim të veçantë t’i rris pagat e personelit shëndetësor, gjithashtu ky vendim duhet të përfshijë të gjitha kategoritë që po përballen me koronavirusin”, ka shtuar ai.
Haxhiu e ka përfunduar konferencën duke kërkuar mbaje të distancës dhe respektim të masave mbrojtëse kundër përhapjes së covid 19./abresh.info/
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...