Sipas Odës Amerikane në Kosovë masat administrative të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19 kanë ndikuar rëndë në sektorin privat, dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi.
Megjithatë, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë, Oda Ekonomike Amerikane u bën thirrje bizneseve dhe qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, meqë përkeqësimi i situatës epidemiologjike do të rëndojë edhe mbi ekonomine e vendit dhe do ta vonojë rimëkëmbjen ekonomike.
Po ashtu Oda Amerikane u bënë thirrje institucioneve të vendit që masat t’i marrin në dakordim të plotë me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, ashtu që të shmangen paqartësitë e mundshme me qëllim të zbatimit të plotë të masave.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...