Juventusi vazhdon garën për transferimin e mesfushorit italian Jorginho nga Chelsea.
Që nga largimi i Sarrit nga klubi londinez, Jorginho gjithmonë është lidhur me një transferim të mundshëm te Juventusi.
Mesfushori italian nuk e ka mohuar se dëshiron rikthimin në Itali, teksa edhe agjenti i tij ka deklaruar se Juventusi është një mundësi e mirë për Jorginhon.
Zonja e Vjetër tanimë ka bërë një hap para për ta transferuar Jorginhon në ‘Juve Stadium’.
Bardhezinjtë kanë bërë një ofertë përfundimtare në drejtim të Chelseat prej 50 milionë euro për lojtarin.
Tani i mbetet trajnerit Frank Lampard të vendos nëse do ta lejoj largimin e yllit të skuadrës në drejtim të Juventusit.
Lampard ka bërë të qartë se nëse largohet italiani, atëherë ai duhet të zëvendësohet me një top futbollist.
28-vjeçari italian iu bashkua Chelseat dy vite më parë nga Napoli për një shumë prej 57 milionë eurove.
Jorginho këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje në të gjitha garat teksa ka shënuar shtatë gola e ka bërë dy asistime. /Telegrafi/
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...