Google ADS

E konfirmon Allegri: Jam i gatshëm për t’iu rikthyer punës së trajnerit

11:39 | 6 Korrik 2020
Arbresh Info

Ish trajneri i Juventus-it dhe AC Milan-it, Max Allegri ka konfirmuar se është i gatshëm për projektin e radhës.

Gjashtë herë fituesi i Scuedetto-s, u largua nga Juventus-i verën e kaluar, ndërsa kishte pushuar për një sezon duke mos pranuar asnjë ofertë, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, tekniku italian është i hapur për sfidën e radhës.

“Kam pushuar dhe qëndruar me familjen në Livorno. Nuk është e rëndësishme ku, jam duke shikuar për një klub që ka projekt dhe ka ambiciet të garojë dhe fitojë”, tha fillimisht ai.

Ndërsa, i pyetur për tu bërë trajner i ndonjë skuadre të La Liga, Allegri tha se nuk do i refuzonte.

“Kush do thoshte jo si përgjigje. Askush”, shtoi ai.

Allegri gjithashtu konfirmojë se para dy viteve kërkohej nga Real Madrid, por i kishte refuzuar.

“Para dy viteve kishte kontakt, por asgjë nuk ndodhi sepse kisha kontratë me Juve-n”.

“Kam moral të fortë me klubin dhe njerëzit aty”, përfundoi ai.

Thuhet se PSG mund të jetë klubi i ardhshëm i Allegri-t./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme