Google ADS

Serbi, nesër fillon pagesa nga shteti për mbi 1 milionë punëtorë

10:28 | 6 Korrik 2020
Arbresh.info

Nesër do të filloj pagesa e tretë e pakos shtetërore për mbi 1 milionë punëtorë në rreth 232,000 ndërmarrje në Serbi.

Mediat serbe kanë njoftuar se nga kjo pagesë do të përfitojnë rreth 1,055,000 punëtorë, shkruan gazeta serbe blic, transmeton arbresh.info.

Gjithashtu aty thuhet se ne nga 30,000 dinarë do të paguhen për punëtorët e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, ndërsa gjysma e kësaj shume është menduar për ndërmarrje të mëdha.

Pagesa e parë filloj më 7 maj, e dyta më 4 qershor e të cilat janë pjesë e një pako ndihme shtetërore në vlerë rreth .1 miliardë euro për të ndihmuar ekonominë në eliminimin e pasojave të epidemisë së virusit të ri të koronës.

Ndryshe shteti serbe ka ndarë nga 100 euro edhe për të gjithë qytetarët serbë mbi moshën madhore brenda dhe jashtë vendit.

Nga kjo kanë përfituar rreth 5.5 milionë persona, ndërsa aplikimi është bërë përmes portalit të Drejtorisë së Thesarit ose përmes telefonit.

Kjo ishte bëhet për të përballuar më lehtë situatën e krijuar si pasojë e virusit Covid 19.

Në mesin e qytetarët serbë që jetojnë jashtë vendit e që kishin drejtë të përdornin këtë shumë nga shteti ishin edhe deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës.

Por, ata e kanë falënderuar përmes një komunikate shtetin e Serbisë për ndihmat që ua ka bërë, derisa kanë njoftuar se kanë hequr dorë nga 100 euro sa iu kishin ofruar nga buxheti i Serbisë.

“Duke pasur parasysh alokimet e mëdha që shteti ynë i Serbisë investon në fushën e Kosovës dhe Metohisë, duke krijuar kushte për mbijetesën e qytetarëve, por edhe kthimin e personave të zhvendosur në këto zona, të dhjetë deputetët e Listës Serbe heqin dorë nga 100 euro nga buxheti i Republikës së Serbisë”, thuhej në njoftim për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme