Google ADS

Lazio përgatitet ta shesë Milinkovic, ia zbret çmimin

10:05 | 6 Korrik 2020
Arbresh Info

Lazio është i gatshëm ta shesë yllin e skuadrës Sergej Milinkovic-Savic, gjatë merkatos verore.

Presidenti Claudio Lotito, më herët ka kërkuar 100 milionë euro për lojtarin, por ka vendosur t’ia zbres çmimin në 70 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Calciomercato, kërkesat e mëdha nga top skuadrat për Savic, ka bërë që Lazio të mendojë shitjen dhe me ato para të transferojë lojtarë të tjerë.

Manchester United është skuadra më e interesuar, derisa interesim ka shprehur edhe nga PSG-ja.

Thuhet se me shitjen e Milinkovic, Lazio do provojë të kompletojë transferimin e dyshës shqiptare Vedat Muriqi nga Fenerbahce dhe Marash Kumbulla nga Hellas Verona./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme