Chelsea është i gatshëm të shesë gjashtë lojtarë për të transferuar yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.
“Blutë” janë duke provuar të përforcojnë skuadrën në mënyrë që të rivalizojnë top skuadrat për titullin e Premierë Ligës në sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbreh.info.
Chelsea ka arritur t’i transferojë Timo Werner dhe Hakim Ziyech, por Lampard dëshiron edhe një tjetër.
Sipas Express, bëhet fjalë për talentin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.
Thuhet se gjiganti londinez do t’i shesë lojtarët, si Michy Batshuayi, Emerson Palmieri, Danny Drinkwater, Marcos Alonso, Kenedy dhe Tiemoue Bakayoko në mënyrë që të rrisin fundet.
Me shitjen e këtyre lojtarëve, Chelsea shpreson të fitojë 70 milionë euro, vlerë me të cilin mund të realizojnë lëvizjen e Havertz./arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...