Google ADS

Prinë Prishtina, ja qytetet ku u regjistruan rastet e reja me koronavirus

23:53 | 5 Korrik 2020
Arbresh Info

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 152 raste të reja me covid-19, shkruan arbresh.info.

Nga ana tjetër është bërë e ditur se 28 pacientë janë shëruar nga koronavirusi gjatë ditës së sotme.

IKSHPK-ja ka njoftuar se rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok.

Ndryshe numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./arbresh.info/

 

Të ngjashme