Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri thotë se kufizimi i lëvizjes është i domosdoshëm por i dëmshëm për ekonominë.
Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti vendosi sot që kufizime në disa qytete të Kosovës, përfshirë Vushtrrinë. Kështu, nga sonte në Vushtrri s’do të mund të lëvizet në një interval kohor prej orës 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
“Pa dyshim që është një vendim i randë, pa dyshim që është një vendim që do të shkaktojë dëme të pallogaritshme, prapë, sidomos në gastronomi dhe ekonomi. Por ka qenë e domosdoshme që të ndërmerren masa të caktuara, por jo vetëm të kufizohen qytete të caktuar por jo vetëm të kufizohen qytete të caktuara”, tha Tahiri për RTV Dukagjini.
Ai ka pasur kritika për qeverinë.
“Nëse duhet të kemi kufizim të lirisë së lëvizjes, e para duhet të bëhet në përputhje me ligjin dhe me Kushtetutën. E dyta, të kemi pa diskriminim të gjitha qytetet. Sepse virusi nuk është që është i fokusuar më shumë në një vend. Prishtina është më e goditura por në Prishtinë vijnë qytetarë nga e gjithë Kosova”, theksoi ai.
“Është domosdoshëm miratimi i ligjit kundër pandemisë”, tha Xhaferi.
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...