Kthehet në rigjykim procesi i noterisë, ndërrohet gjyqtari

20:42 | 5 Korrik 2020
Arbresh Info

Në sallën gjyqësore edhe njëherë tjetër do vendoset për Procesin e Noterisë.

Kjo pasi që Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim këtë proces. Derisa ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka kritikuar këtë vendim të Apelit, për këtë lëndë është përcaktuar edhe një gjyqtar i ri. Ish Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ashpër vendimin e Gjykatës së Apelit

Vendimi i saj i pare si ministre e Drejtësisë ishte kthimi në piken zero të procesit të noterisë.

Por, ndaj vendimit të Albulena Haxhiut, palët e interesit inicuan padi në formë të konfliktit administrativ në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Kjo gjykatë nuk kishte gjetur ndonjë shkelje tek vendimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Por, pas ankesave në shkallën e dytë, Gjykata e Apelit ka kthyer çështjen në rigjykim.

Apeli gjithashtu ka kërkuar edhe ndërrim të gjyqtarit, me arsyetimin se i njëjti ka bërë shkelje procedurale.

Kjo ka ngjallur mjaft dyshime tek ajo që mori vendimin për anulimin e këtij procesi.

Madje  Albulena Haxhiu beson se politika ka gisht në gjithë këtë situatë të krijuar.

E krejt kjo po shihet si mungesë guximi apo dembeli të Apelit, nga Instituti i Kosovës Për Drejtësi.

Ndërkohë nga Ministria e Drejtësisë, e udhëhequr tash nga Selim Selimi, kanë thënë se nuk do ndërmarrin asnjë hap që ka të bëjë me noterinë, deri në vendimin final të Gjykatës./express/

 

Të ngjashme