Qeveria e Kosovës lejon testimet për COVID-19 edhe në laboratorë private

19:22 | 5 Korrik 2020
Arbresh Info

Rritja e numrit të të infektuarve dhe shtimi i viktimave si pasojë e virusit COVID-19, bëri që udhëheqësit e institucioneve të vendit të marrin disa vendime të reja.

Si pasojë e numrit të madh të infektimeve edhe Klinika Infektive në QKUK u stërngarkua, duke shkaktuar kështu edhe vështirësi në realizimin e punës të ekipeve mjekësore.

Madje kohëve të fundit pati edhe vonesa të rezultateve, e personat të cilët testoheshin për të ditur nëse janë të repkur nga ky virus pritën disa ditë deri në marrjen e rezultateve.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u deklarua sot para qytetarëve në një konferencë për media ku bëri të ditura edhe disa nga vendimet e reja lidhur me parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Ai ndër të tjerash tha se java e ardhshme do të bëhet licensimi për testim të koronavirusit edhe në institucionet private. Deri më tani testimi në klinika private për COVID-19 ishte i ndaluar.

Brenda javës do t’i licensojmë institucionet private shëndetësore për të kryer teste virologjike”,tha Hoti.

Poashtu ai tha se do të fillojnë procedurat për blerjen e 100 mijë testeve virologjike, ku theksoi se rritja e numrit të testimeve në nivel vendi është mese e nevojshme.

“Do të punojmë që të krijojmë kapacitet të reja testuese nëpër regjione”, potencoi tutje Hoti.

Të ngjashme