Google ADS

Këndellet Liverpool, mposhtë Aston Villa-n

19:25 | 5 Korrik 2020
Arbresh Info

Liverpool ka arkëtuar tri pikë në shtëpi kundër Aston Villa-s, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të të Premierë Ligës.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitojë me rezultat 2 – 0, shkruan portali arbresh.info.

Në pjesën e parë, dy skuadrat provuan të gjejnë rrugën drejt golit, por assesi nuk ia dolën duke shkuar në pushime me rezultat të barabartë.

Në pjesën e dytë ishte Sadio Mane që pas një lidhje të mirë me Naby Keita, në minutën e 71-të zhbllokoi shifrat.

Kurse, fitoren e vulosi Curtis Jones, pas një asistimi të bukur nga ana e Mohamed Salah.

Pas kësaj fitore, Liverpool mbledh 89 pikë, derisa Aston Villa mbetet në zonën e rrezikshme në pozitën e 18-të me 27 pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/LFCEspanol/status/1279828105344016389

https://twitter.com/GasLFC/status/1279824316394278913

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme