Google ADS

Guardiola: Kam besimin se do lejohemi të jemi në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm

18:28 | 5 Korrik 2020
Arbresh Info

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është optimist se do luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

City u dënua me dy vite mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve shkaku që thyen rregullat financiare, transmeton portali arbresh.info.

Gjiganti anglez e apelojë vendimin, kurse tekniku spanjoll beson se do t’iu lejohet pjesëmarrja.

“Jemi të gatshëm. Kam besimin se me njerëzit do lejohemi të jemi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”.

“Sigurisht që duam te jemi aty dhe me 13 korrik do ta shohim vendimin, por zgjidhjen e dimë të gjithë këtu, punëtorët, lojtarët, stafi dhe i gjithë klubi”, deklaroi ai.

Pritet të shihet me 13 korrik vendimi përfundimtar i UEFA-s./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme