Kanye West, ylli i muzikës rap gjithashtu producent dhe sipërmarrës i njohur, njoftoi në Twitter të shtunën se synon të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara këtë vit.
“Tani duhet që të realizojmë premtimin e Amerikës duke besuar te Zoti, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen. Do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara,” shkruante Kanye West në Twitter me hashtagun # 2020VISION.
Nuk është e qartë nëse West, i cili është i martuar me Kim Kardashian, është gati të ndërmarrë një fushatë serioze kundër presidentit të SHBA Donald Trump dhe kandidatit të supozuar të demokratëve, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit.
Ai ka qenë më parë një mbështetës i hapur i Presidentit Trump, madje është takuar me të në Zyrën Oval të Shtëpisë së Bardhë.
West ka përmendur në disa raste se do të dëshironte të kandidojë për postin më të lartë të vendit.
Miku i tij dhe sipërmarrësi i njohur Elon Musk u shpreh në Twitter “Keni mbështetjen time të plotë!”/VOA/
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...