Drejtori i Inter-it, Beppe Marotta insiston se sulmuesi Lautaro Martinez, është i lumtur në klub, derisa ka mohuar spekulimet se janë në bisedime me Emerson Palimieri-n.
Që disa muaj ka raportime për interesimin e Barcelonës për argjentinasit, derisa ende s’është arritur marrëveshja, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Marotta ka thënë se Martinez është i lumtur në klub, ndërsa nuk ka bërë ndonjë kërkesë në të cilin kërkon largimin.
“Lautaro nuk ka treguar ndonjë shenjë që dëshiron të largohet. Pavarësisht datave dhe afateve, situata mbetet e njëjtë, Inter nuk dëshiron t’i shesë kampionët ose talentët e rinj”.
“Nëse lojtari do kërkonte largimin, do e shikonim se bashku, por deri me tani nuk ka ndonjë kërkesë të tillë”.
Gjithashtu Marotta ka hedhur poshtë edhe spekulimet se kanë nisur negociatat me mbrojtësin e Chelsea-s, Emerson Palmieri.
“E di që ka shumë pyetje për spekulimet e merkatos, por mund të them se nuk ka ndonjë kontakt ose që kanë nisur negociata për Emerson Palimieri”, përfundoi ai./arbresh.info.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...