Shteti i Floridas në SHBA vendosi të shtunën një rekord të ri për rastet e koronavirusit në një ditë të vetme, me gjithsej 11,458 raste të reja brenda ditës, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins (JHU).
Florida tani ka tejkaluar numrin e mëparshëm më të lartë të Nju Jorkut, 11,434, i cili u regjistrua në 15 Prill, nga JHU. Florida gjithashtu raportoi 18 vdekje të reja të shtunën. Ka pasur 190,052 raste me koronavirus të raportuar në shtetin e Floridas dhe 3,702 vdekje në total, sipas njoftimeve të JHU.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar të paktën 2.839.436 raste me koronavirus, përfshirë 129.676 vdekje, sipas shifrave të JHU. CNN / bota.al
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh