Zyrtare: Xavi rinovon kontratën me Al-Sadd edhe për edicionin 2020/21

14:36 | 5 Korrik 2020
Arbresh Info

Trajneri Xavi Hernandez, ka rinovuar kontratën me Al-Sadd edhe për edicionin 2020/21.

Tekniku spanjoll ishte i lidhur me stolin e Barcelonës, por ka ndryshuar mendje duke e rinovuar kontratën me Al-Sadd, transmeton portali arbresh.info.

Xavi ndihet i lumtur që ka rinovuar kontratën, derisa synon të fitojë të gjitha titujt.

“Jam i lumtur që rinovojë me Al-Sadd dhe qëllimi i skuadrës gjithmonë do jetë të garojmë për tituj”, theksoi tutje ai.

https://twitter.com/AlsaddSC/status/1279748386074353664

Pritet të shihet nëse legjenda e Barcelonës do qëndrojë edhe për një vit te Al-Sadd duke marrë parasysh situatën momentale jo të mirë te ish skuadrës së tij./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme