Juventus pa Dybala e De Ligt kundër Milan-it

13:15 | 5 Korrik 2020
Arbresh Info

Juventus në ndeshjen e radhës kundër AC Milan-it, do jetë pa dy yjet Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt.

Të dy lojtarët janë dënuar nga komisioni disiplinor me një ndeshje mospjesëmarrje, transmeton portali arbresh.info.

Si argjentinasi ashtu edhe holandezi u ndëshkuan me karton të verdhë në fitoren ndaj Torino-s, andaj do mungojnë kundër “Rosonerëve”.

Derbi mes “Bianconerëve” dhe AC Milan-it do zhvillohet të martën në “San Siro” dhe fillon në ora 20:45./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme