Gjatë këtyre ditëve, shqetësimet janë të shumta, si për shembull: fryrje barku, dhimbje mesi, dhimbje në fund të barkut, të përziera, të vjella, diarre.
Por çfarë duhet të bëni për t’i lehtësuar ato?
Zbulojeni si më poshtë:
Kujdes me lëngjet dhe përdorimin e kripës
Duke qenë se keni humbje lëngjesh gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme që t’i zëvendësoni ato. Prandaj mënyra më e thjeshtë është pirja e ujit, rreth 6-8 gota në ditë shpesh dhe nga pak. Kujdes duhet treguar me përdorimin e kripës. Kjo pasi kripa krijon lidhje kimike me ujin dhe rrit presionin e lëngjeve brenda qelizave të organizmit, duke e theksuar edhe më tepër ndjesinë e fryrjes gjatë kësaj periudhe.
Ndikimi i çajrave
Mund të përdorni gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve edhe çaj kamomili, ose xhinxheri. Po ashtu mjaft e këndshme në shije, edhe kur keni ndjesinë e të vjellave është uji me limon, kastravec, ose nenexhik. Hidratimi i vazhdueshëm i organizmit nuk është pozitiv vetëm për lehtësimin e dhimbjeve, por edhe për shëndetin në përgjithësi.
Dieta ushqimore
Shumë studime raportojnë që edhe një dietë e zgjedhur dhe e shëndetshme, luan rol të rëndësishëm për kapërcimin sa më lehtë të dhimbjeve menstruale. Këshillohet që të konsumohen më shumë ushqime antioksidante që ulin efektet inflamatore dhe ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve. Konkretisht rekomandohet që të konsumohen boronicat, qershitë, kungulli, domatet, produktet e peshkut që përmbajnë OMEGA 3, bishtajoret që janë një burim i mirë i proteinave me bazë bimore.
Ushqimet që duhet të shmangni
Gjatë periodave mund të keni shpesh dëshirë për të ngrënë ushqime të kripura, të ëmbla, ose të yndyrshme. Natyrisht që e mira është t’i shmangni. Gjithashtu duhet të bëni kujdes me sheqernat, kafeinën, duhanin, alkoolin, ushqimet e skuqura, fast foodet.
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen dy persona
Çka po i mungon Rovenës brenda shtëpisë
Arrestohet një person në Prishtinë, ishte dënuar me dy vite ...
Barcelona në gatishmëri, Napoli është gati të shesë Kvaratsk...
Lela dhe Leo diskutojnë për raportin e tyre