Google ADS

Hapen hotelet në Ohër, sezoni verorë ka filluar, turistë nuk ka

23:15 | 4 Korrik 2020
Arbresh.info

Në mbledhjen e 73-të qeveria solli vendim për hapjen e hotelerive më konkretisht hoteleve.

Për të shkuar në një hotel që të kalojmë pushimet konkretisht në qytetin e Ohrit dhe Strugës duhet të ndjekim këto rekomandime. Fillimisht ne pastrojmë këmbët në këtë që e kanë vendosur për të dezinfektuar këmbët, shkojmë më tej dhe mbajmë distancë një metër e gjysmë nëse kemi dikë para nesh. Vazhdojmë më tej dhe këtu do ti pastrojmë edhe duart me dezinfektuesin që e kanë vendosur. Pasi pastrojmë duart ne fillojmë me procedurën e rezervimit.

Por janë të pakt turistët që frekuentojnë hotelet në Ohër në këtë kohë pandemie thotë Marijan Tërpeski menaxher i një hoteli. Ai tha se ata pak mysafir që i kanë pasur këta ditë kanë qenë vendas , ndërsa sa u përket shteteve fqinje përmendi se kanë pasur mysafir nga Shqipëria, Serbia dhe Bullgaria.

Tërprski tregon edhe rregullat tjera të cilat duhet të respektohen në hotel.

“Në recepcion u tregohet mysafirëve cilat janë rregullat dhe protokollet e punës, pasi të përfundojnë me protokollet e punës dhe të tjera ne ju japim një listë me rekomandime për mjetet që janë në dhomë përdorimin e mjeteve në dhomë, ndërsa tavolina suedeze është hequr tërësisht e kemi pa tjetër ti shërbejmë mysafirët në tavolina të ndara. Maksimalisht nëse janë nga një familje në dhomë mund të qëndrojnë 4 persona, ndërsa nëse janë nga familje të ndryshme vetëm dy persona”, tha Marijan Trpeski – menaxher i hotelit “CITY PALLAS”.

Numri i vogël i turistëve që frekuentojnë liqenin e Ohrit ka prekur shumë afaristë që presin sezonin verorë për të punuar. Vozitësit e anijeve për shëtitje të turistëve ankohen se nuk ka turistë dhe kanë frikë se i gjithë sezoni veror do të jetë i këtillë.

“Filluam me punë siç e shihni është një ditë e bukur me diell por vizitat janë të dobëta siç mund ta shihni edhe vetë, si nga turitët e vendit edhe nga ata të huaj. Mjete për dezinfektim pas çdo vozitje të mysafirëve, dezinfektohen objektet, masa mbrojtëse , maska dhe dorëza”.

Edhe pse sezoni verorë ka filluar dhe hotelet u hapën për mysafirë, sërish nëpër shëtitoret dhe plazhet e Ohrit vërehej një numër i vogël i njerëzish krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./TV21

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme