Moti për ditën e nesërme

21:29 | 4 Korrik 2020
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës se nesërme pjesa e parë e ditës do të vijojë me mot me diell

Sipas IHMK-së gjatë pjesës së dytë parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të paqëndrueshme të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, shkruan arbresh.info.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull me shpejtësi deri 11 m/s./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme