Universiteti në Mitrovicë kursen përmes energjisë diellore

21:11 | 4 Korrik 2020
Arbresh.info

Në Universitetin e Mitrovicës, po prodhohet rrymë përmes energjisë diellore.

Ky projekt po ndihmon që ky universitet të paguaj 20 % rrymën që shpenzon më lirë. E kilovatët që prodhohen nga ky projekt shfrytëzohen nga KEDS.

Rektori i Universitetit të Mitrovicës, Alush Musaj tha se synojnë ta zgjerojnë këtë projekt

Këto panele solare janë vendosur tash e sa muaj në objektin e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Secili panel po tërheq një sasi të energjisë diellore e cila akumulohet në këto pajisje.

Kilovatët e prodhuar të energjisë elektrike po i shfrytëzon Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike.

E më pas KEDS, ia zbret shpenzimet universitetit.

Kësisoj Universiteti i Mitrovicës për disa muaj me radhë po paguan 20% më pak për rrymën që shpenzon.

Rektori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Alush Musaj tha për t7 se një projekt i tillë është produktiv në shumë aspekte.

Musaj po thotë që po synojnë që këtë projekt ta zgjerojnë në kuadër të kampusit universitar.

Sipas rektorit ata po ndikojnë edhe në ruajtjen e ambientit.

Përveç aspektit praktik, instalimi i këtij sistemi solar në kampusin universitar në UMIB, ky sistem ka synim që të shfrytëzohet edhe për qëllime studimore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme