Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara sot me COVID-19, katër janë nga Kërçova.
Me këtë, në komunën e Kërçovës, numri i përgjithshëm është rritur në 44. Nga ky numër 38 janë raste aktive, janë shëruar pesë qytetarë, ndërsa një person ka vdekur.
“Të infektuarit e rinj janë njerëz nga grupime të njohura, ndërsa për shkak të pamjes së butë klinike, shumica e të infektuarve janë në shtëpi për mjekim dhe vetizolim. Një pjesë më e vogël e të infektuarve në njësinë infektive në Manastir”, informon Emin Nasufi nga Shtabi i Krizës në Kërçovë.
Ai shtoi se Shtabi i Krizës po monitoron nga afër situatën, në mënyrë që të mos vijë deri tek rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19.
Mbetet, thotë ai, apeli për respektimin e masave mbrojtëse kundër coronavirusit./telegrafi
Izraeli goditi edhe Sirinë, shpërthime në Damask dhe Homs. P...
Vizita e Ursula von der Leyen në Kosovë, policia njofton se ...
Rama sot takim me shqiptarët në New York
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Vinicius ka treguar klubin e vetëm për të cilin do të largoh...
Izraeli godet Iranin në shenjë hakmarrjeje për sulmin me rak...