Google ADS

Tahiri: Merreni seriozisht virusin, barteni maskën sepse sot ky gjest i thjesht shpëton jetë

20:27 | 4 Korrik 2020
Arbresh.info

Qendra Klinike Universitare e Kosovës bëri të ditur se gjashtë persona kanë humbur betejën me Covid-19 gjatë ditës së sotme.

Gjatë 24 orëve të fundit dy nga gjashtë të vdekurit ishin nga komuna e Vushtrrisë.

Me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili apeloi qytetarët që të marrin seriozisht virusin dhe të bartin maskat.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Dy bashkëqytetarë tanë kanë vdekur 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19.

Bashkëqytetarja që dje ndërroi jetë ishte nënë e dëshmorit, e sot ka ndërruar jetë një 60 vjeçar.

Familjeve ju shprehim ngushëllime të sinqerta.

Shtabi Emergjent Komunal po asiston familjet në kryerjen e ritit të varrimit.

Që nga fillimi i pandemisë, ky 24 orësh është më tragjiku sa i përket humbjes së jetës së njerëzve.

Prandaj merreni seriozisht virusin, barteni maskën sepse sot ky gjest i thjesht shpëton jetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme