Një grup ndryshimesh kushtetuese të diskutueshme që do të bëjnë të mundur që presidenti rus, Vladimir Putin të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036 hyri në fuqi sot, me tekstin e plotë të tyre të botuara nga qeveria.
Lajmi vjen një ditë pasi Putin nënshkroi një dekret për miratimin e ndryshimeve.
”Putin mori miratimin e më shumë se tre të katërtave të votave në këtë referendum mbarëkombëtar”, sipas një raporti zyrtar.
Referendumi nuk u vëzhgua në mënyrë të pavarur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që ka monitoruar tradicionalisht zgjedhjet ruse.
Bashkimi Europian kërkoi që Rusia të hetojë pretendimet për parregullsi në votime, përfshirë shtrëngimin e votuesve dhe votimin e shumëfishtë.
Ndryshimet i mundësojnë Putinit të kandidojë për rizgjedhje dy herë më shumë dhe të forcojë fuqinë e degës legjislative të qeverisë, të mbizotëruar nga partia ”Rusia e Bashkuar”, që është besnike ndaj Putinit./ATSH/
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë